Isfahan
Isfahan – është qytet i locuar në qendër të Iranit (Persisë) dhe ka traditë mbretërore për arsye se shumë dinasti e kanë shrytëzuar si qendër të mbretërimit të tyre. Shumë popuj, përfshirë edhe mongolët dhe selxhukët, kanë lënë shenjat e tyre në këtë qytet 5.000 vjet të vjetër. Në shekujt 16 dhe 17, Isfahan përjeton arritje më të lartë dhe është trajtuar si “parajsë e artit dhe bukurisë…”.
Endja e qilimave në Isfahan është traditë shekullore, atje janë bërë disa nga eksponimet më të vlefshme të cilët kanë mbi 10.000 nyje në decimeter katror, për punimin, janë përdorur pe prej ari dhe argjendi.
Në modelet Isfahan dominojnë ngjyra e bardhë, e qumshtit, ose bojë qielli e shndëritshme. Ndonjëher përdoren deri 15 ngjyra që të krijohet kontrast, duke e paraqitur edhe ngjyrën e kuqe. Mbisundojne fotografi të shpezëve dhe luleve (më shpesh trendafila). Në qendër ka medaljon që rrallë përsëritet. Baza e qilimit dhe borduret janë qartë të ndara.
Isfahan qilimat janë shumë të çmueshëm dhe të famshëm dhe trajtohen si investicion i mirë. Më shpesh kanë nga 200.000 deri 1.000.000 nyje në metër katror, që paraqet garancion për kualitet të shkëlqyer.