мк / srp / sh / en
Produktet dhe Shërbime

Bahtijar

Bahtijar – është qendër për endjen e qilimave i cili ndodhet në veri-lindje të Isfahan-it. Bwhet fjalë për fis nomad, nga rrjedhin fillet e endjes në rajon. Sot, ky tip i qilimave vijnë nga rajoni Zagros. Ekzistojnë edhe vende përreth ku prodhohen qilima me cilësi më të ulët siç janë Bibibaf, Saman dhe Hori.

Këta qilima bëhen me ngjyra më të ndryshme duke përfshirë edhe ngjyrën e bardhë, ngjyrën e ashtit të elefantit (fildishtë), nuanca të ndryshme të ngjyrës së kuqe, bojkafeja, e gjelbërta dhe e verdha, kurse më rrallë edhe ngjyra e kaltër.

Larat më të shpeshta të këtyre qilimave janë kuadrate të mbushura me motive lulore me precizitet të njëjtë si qilimat Isfahan. Ekzistojnë dallime më të mëdha në cilësi. Disa nga qilimat llogariten për konsum të gjërë, derisa, të tjerët bëjnë pjesë në kryevepra. Disa lloje kanë nga 1.000.000 deri në 1.500.000 nyje në metër katror.