PYETJE MЁ TЁ SHPESHTA
Cili është dallimi mes qilimit dhe qylymit?
Qilimi punohet me skicë dhe larat kanë rënditje të caktuar. Qylymi i cili logaritet si qilim nomad, nuk ka rregulla se si do të punohet, por, mjeshtri i cili e bën e punon sipas dëshirës dhe disponimit të tij. Qilimat nuk mvaren nga disponimi i mjeshtrit por nga skica në bazë të cilës punohet, derisa te qylymat është e kundërta.
Si ta bëjë dallimin mes punës së dorës dhe punës me makina.
Në qoftë se shikoni shpinën e qilimit i cili është punuar në dorë do të shihni vizatimin e njëjtë si në pjesën e sipërme por me nuanca të zbehta. Te qilimat e punuara me makinë , vërehet një materjal i vrazhdët në të cilën nuk mund të duket qartë lara e qilimit.
Sa nyje ka qilimi persijan?
Nyjet në metër katëror ndryshojnë nga qilimi në qilim. Qilimat e bëra me makinë shkojnë deri në 500.000 nyje në metër katror, derisa ato të dorës mund të kenë edhe më shumë. Kur zgjidhni qilim të bërë me makinë patjetër të dini për tu bërë një nyje, gjëlpëra duhet të bëjë dy shpuarje, saktësishtë, nëse qilimi ka 500.000 nyje në metër katror, do të ketë një million shpuarje. Kjo në të shumtën e herave nuk është mirë e sqaruar ose është e pakuptuar dhe blerësi mund të vijë në dyshim. Te qilimat e punuar me dorë numri i linjave çdoherë është e qartë.
A janë qilimat persian të thellë dhe të këndshëm për shkelje?
Besimi që qilimat persian duhet të jenë të trashë dhe të lezetshem për shkelje është mit. Qilimat më të çmuara persian janë të endur, me mbi 1.000.000 nyje në metër katror në masë të madhe të punuar nga mëndafshi. Qilimat e leshit në pjesë më të madhe janë të punuar me dorë me më pak nyje ose punim makine, të cilët japin ndjenjën e komforditetit, gjatë shkeljes dhe kanë vlerë më të vogël dhe afatë të shkurtër të përdorimit.
Cilat janë rregullat për larjen e qilimave persian?
Një nga momentet më të rendësishme në mirëmbajtjen e qilimit nga i cili mvaret shëndritja e qilimit, jetëgjatësia e saj, është mënyra e larjes. Më mirë është të thithet me thithëse dhe asgjë tjetër të mos bëhet. Nëse, përsëri është e nevojshme larja, atë asesi nuk duhet ta bëni vetë. Mund të ndodh që disa penj të lëshojnë ngjyrë dhe qilimii të shkatërohet. Para larjes qilimii duhet të kontrolohet a lëshon ngjyrë apo jo dhe pastaj të vendoset për mënyrën e larjes. Këtë, Persepolis e ofron si mundësi për qilimat tuaj persian.
A është e nevojshëm servisimi i qilimave dhe ku mund ajo të bëhet?
Qilimat e punuar me dorë, me kalimin e kohës kanë nevojë për servisim. Ajo është më së shpeshti e nevojshme për rezhdet të cilët mund të dëmtohen si dhe skajet e qilimit të cilët mund ta humbin linjën e drejtë kur shihet qilimi në tërësi. Persopolis një herë në vit në Beograt dhe Shkup ofron sevisimin e qilimave të punuara me dorë nga ana e mjeshtrit për punë dore nga Irani.
Sa jetojnë qilimat?
Qilimat më kualitativ të punuara me dorë mund të shfrytëzohen mbi 100 vjet, nëse mirëmbahen rregullisht. Praktikisht, me shkelje me kalimin e kohës “shtrihet” dhe e arrinë gjendjen e saj ideale.
A është mençuri të blehen qilimat persian të vjetra ( të përdorura)?
Në Iran (Persi ) ekzistojnë shitore të specializuara ku shiten qilimat persian të vjetër nga 20 vjet e më shumë dhe të njëjtat kanë vlera të larta. Nga koha në kohë është e nevojshme servisimi për rezhdet të cilat mund të dëmtohen, derisa vet qilimi nuk humb, as cilsinë, as shkëlqimin
Cilët janë qilimat më të vlefshëm?
Më me vlerë janë qilimat e punuara me dorë me përqindje të lartë të mëndafshit dhe larat të cilat janë të punuara në baza mëndafshi. Vlera e tyre rritet me kalim të kohës. Modele të caktuara kushtojnë mbi 1.000 euro për metër katror.
Ku është Persia?
Persia gjindet në teritorin e Iranit të sotëm. Pjesa më e madhe e poullsisë në Iran janë pers dhe flitet gjuha persiane.